About Hero

Rreth Nesh

Zanafilla e
Frymëmarrje

Frymëmarrje është kompani e themeluar në vitin 2024 nga urbanistja Kristina Gjini. “Frymëmarrje” konsiston në dizenjimin, prodhimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e mureve të gjelbëruara natyrale në ambientet e brendshme dhe të jashtme. Ato janë të lëvizshme trajtë modulare dhe statike.

Ndërtimi në Shqipëri përjetoi një rritje të vrullshme, kryesisht pas covid-19, duke shndërruar çdo hapësirë të lirë në komplekse të reja, kryesisht rezidenciale. Ky ritëm intensiv zhvillimi ndikoi ndjeshëm në cilësinë e jetës urbane, duke krijuar një mjedis gjithnjë e më të ngarkuar dhe duke e larguar njeriun nga kontakti me natyrën.

E rritur me një lidhje të fortë ndaj natyrës dhe e përfshirë profesionalisht në tendencat bashkëkohore të arkitekturës, Kristina identifikoi një mungesë të theksuar për hapësira më humane, më të balancuara dhe më pranë elementeve natyrore. Kjo ndërthurje mes vëzhgimit kritik, përvojës profesionale dhe dëshirës për të kontribuar në mirëqenien e njerëzve e çoi drejt krijimit të nje produkti me fokus njeriun.

Nature Background

Frymëmarrje

Misioni

Frymëmarrje impakton pozitivisht në rritjen e cilësisë së jetesës, ushqen mirëqënien e brezave të ardhshëm dhe nxit zhvillimin e qyteteve ekologjike që kumbojnë me ritmet harmonike të natyrës.

Vizioni

Frymëmarrje, kompania lider në transformimin e hapësirave nëpërmjet Mureve të Gjelbëruara Natyrale. Krijojmë mjedise që forcojnë marrëdhënien njeri-natyrë, e cila siguron rritjen e mirëqënies së përdoruesve.

Mission and Vision